Volejboll / Pëllumbi: Me një lojë më të mirë, e fitonim Luksemburgun (I)

Share Button

Gjergj Vyshka 05.01.2017 12:55

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit: “Mungesa e titullarëve e kushtëzoi kombëtaren që të mos arrinte atë që duhet. Megjithatë lojtaret që luajtën për herë të parë kanë ende për të rritur nivelin.” Shqipëria në volejboll për femra në turneun miqësor të Luksemburgut, quajtur ndryshe “Novotel Cup”, që u zhvillua nga data 29 dhjetor 2016, deri më 1 janar 2017, ka arritur dy fitore dhe ka pësuar një humbje.

Por kjo nuk duket se ka qenë maksimumi i kësaj përfaqësueseje, të paktën sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, i cili në fakt ka pretenduar marrjen e trofeut. Sipas tij nëse skuadra do të kishte luajtur më mirë, apo nëse do të ishin dhe titullaret e munguara për shkak të impenjimit në klubet e tyre, Shqipëria do të ishte fituese e turneut.

Megjithatë pjesëmarrja në Luksemburg e ka pasur një të mirë, menaxherë klubesh janë interesuar për lojtare të caktuara, por që nuk kanë arritur në një gjë konkrete, edhe sepse sezoni është në mes. E ardhmja, pjesëmarrja në Ligën e Evropës, pjesëmarrja e kombëtareve të moshave në Ballkan, por dhe Shqipëria si vend organizator i Evropës për të rritur, apo për të rritura, si dhe i një kampionati ballkanik.

Ja dhe intervista e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, për “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta, nesër.

 

– Dy fitore dhe një humbje në turneun e Luksemburgut a ishte maksimumi i pjesëmarrjes në këto miqësore për kombëtaren e femrave?

– Unë them se jo. Me një lojë më të mirë të ekipit ne dhe mund ta kishim marrë këtë turne. Megjithatë mungesa e titullarëve për shkaqe, që nuk janë lejuar nga klubet për arsye të aktivitetit që ato kishin, kushtëzoi situatën. Por lojtaret që janë aktivizuar për herë të parë në kombëtare, ndërsa përfaqësuesja ka qenë një ndërthurje mes volejbollisteve të përvojës dhe titullarëve, një pjesëmarrje e tillë i bëri mirë. Sepse mësohen me veprimtaritë ndërkombëtare dhe u rrit më shumë përvojën.

 

– Cili është vlerësimi për ato që u aktivizuan për herë të parë në këtë kombëtare?

– Kanë ende për të rritur nivelin e tyre dhe u duhet më shumë punë për të qenë në nivelin e titullarëve të kësaj përfaqësueseje. Sidomos ato që vijnë nga kampionati.

 

– Në Shqipëri edhe për traditë volejbolli i femrave ka qenë më lart se ai i meshkujve. A ndodh kështu dhe tani?

– Rezultatet e ekipit kombëtar të femrave me dy fitore në sezonin e kaluar të Ligës së Evropës, por dhe tani në turneun miqësor të Luksemburgut, flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë koment. Megjithatë ne si Federatë i kemi vlerësuar të dy kombëtare, si femrat, ashtu dhe meshkujt, të cilat i kemi pasur në aktivitete ndërkombëtare dhe do të vijojmë t’i kemi dhe më tej.

 

– A pati kjo pjesëmarrje në Luksemburg ndonjë takim në rang drejtuesish federatash?

– Pritja e drejtuesve të Federatës së Volejbollit të Luksemburgut ka qenë e ngrohtë dhe shumë e mirë për ne, sikurse dhe organizimi i të gjithë veprimtarisë. Ndërkohë menaxherë të ekipeve të volejbollit janë interesuar për lojtaret tona për t’i pasur në ekipet e tyre. Mirëpo koha nuk premton që pjesën tjetër të sezonit të aktivizohen jashtë vendit, ndonëse do të ishte mirë si për ta, por dhe në tërësi për volejbollin shqiptar.

 

– … ndonjë emër konkret?

– Nuk do të kisha dëshirë të bëja të ditur emra, sepse do të vijojmë t’i shohim në arenën ndërkombëtare dhe më pas të vendosin vetë menaxherët kë do të marrin.

 

Vijon nesër…

 

Turneu Miqësor Ndërkombëtar

i Volejbollit – Femra

“Novotel Cup 2017” – Luksemburg

 

Të enjten:

Norvegji – Shqipëri               3-1

(25-19, 25-21, 17-25, 25-23)

 

Të premten:

Norvegji – Lihtenshtejn       3-0

(25-23, 25-17, 25-10)

 

Luksemburg – Shqipëri       0-3

(24-26, 28-30, 24-26)

 

Të shtunën:

Lihtenshtejn – Shqipëri       0-3

(22-25, 15-25, 15-25)

 

Luksemburg – Norvegji        3-2

(22-25, 13-25, 26-24, 25-16, 15-10)

 

Të dielën:

Luksemburg – Lihtenshtejn            3-0

(25-16, 25-7, 25-17)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Setet               Psh-Pp           Pikë

  1. Norvegjia                   3          2          1          8-4                  267-239         7
  2. Shqipëria                   3          2          1          6-3                  245-230         6
  3. Luksemburgu           3          2          1          6-5                  252-222         5
  4. Lihtenshtejn              3          0          2          0-6                  142-225         0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh