Volejboll / Pëllumbi: Liga e Evropës? Po vëmë një gur të rëndësishëm

Share Button

Erli-Pellumbi

Gjergj Vyshka 23.01.2016 19:45

Erli Pëllumbi, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes në Federatën Evropiane në Luksemburg ka shprehur mendimin e tij për këtë short. “Së pari, edhe në takimin që kam pas me presidentin Boriçiç, na janë shprehur konsideratat për rrugën e mbarë dhe “gurin” që kemi vënë në pjesëmarrjen në veprimtaritë ndërkombëtare”, – ka thënë ai.

“Së dyti, duke luajtur në Bullgari dhe Maqedoni për meshkuj, të paktën janë afër dhe nuk kanë shumë shpenzime financiare, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare. – E së treti unë mendoj që kemi mundësinë për shprehjen e një vlere pozitive të volejbollit qoftë për meshkuj, ashtu dhe për femra, ndonëse kundërshtarët janë të vështirë.”

“Duke qenë se ne jemi organizatorët e grupit për femra, atëherë jo vetëm që do të kërkojmë paraqitjen e një imazhi ndryshe të volejbollit në organizim, po pse jo dhe të një paraqitjeje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, – ka theksuar . Dhe ajo që është shumë e rëndësishme kështu zgjidhëm dhe ngërçin që ishte krijuar, apo dhe merakun e lojtarëve e ish-lojtarëve për mospjesëmarrjen e kombëtares në arenën ndërkombëtare.”

“Dhe ja ku jemi duke vënë një gurë të rëndësishëm për pjesëmarrjen e kombëtares në arenën ndërkombëtare”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erli Pëllumbi, në një telefonatë direkte nga Luksemburgu për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”.

 

Liga e Evropës

Volejboll – Meshkuj

 

Grupi A

(10-12 qershor në Bullgari,

17-19 qershor në Maqedoni)

 

Nr.       Ekipi

  1. Bullgaria
  2. Maqedonia
  3. Danimarka
  4. Shqipëria

 

Liga e Evropës

Volejboll – Femra

 

Grupi A

(3-5 qershor në Poloni,

17-19 qershor në Shqipëri)

 

Nr.       Ekipi

  1. Polonia
  2. Bjellorusia
  3. Sllovakia
  4. Shqipëria

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh