AlbanianSport.com 08/01/2017 14:20
ASNN – Për të gjithë këtë aksion të përgatitjet të Kombëtares së Nën-19-vjeçareve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, do të deklaronte se kërkohet përfaqësimi dinjitoz në Kampionatin Evropian. “Por pritshmëritë tona, – thotë i pari i volejbollit shqiptar, – nuk janë për një paraqitje të fortë në këtë Evropian.”
“Megjithatë, ne synojmë të formojmë një kombëtare dinjitoze, – ka vijuar ai. – Sigurisht që ne kemi një kampionat të rregullt së të rejave, por ne i kemi lënë hapësirë lojtareve të kësaj moshe, që të aktivizohen tek të rriturat. Sepse vetëm kështu mund të rrisin numrin e ndeshjeve e në këtë mënyrë do të përfitojmë një përfaqësuese dinjitoze”.
Së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, por dhe trajnerin e kombëtares së të rriturave, Altin Martirin, Pëllumbi ka qenë i pranishëm në grumbullimin e parë për Kombëtaren e Nën-19-vjeçareve. Madje ka folur përpara se të nisë stërvitja duke i nxitur që të japin më të mirën, sepse kombëtarja është e hapur për të gjithë.