Volejboll / Pëllumbi: E prisnim kualifikimin në finale me femrat

Share Button

AlbanianSport.com 05/06/2018 14:40

ASNN – Kreu i organizmit që qeveris volejbollin në vend: “Më parë duhet të mbarojmë ndeshjen me Gjeorgjinë për të menduar më pas trofeun e Ligës së Evropës”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka treguar në një intervistë për RTSH Sport, se pritej ky kualifikim në finalen e Ligës së Argjendtë të Evropës, për kombëtaren e femrave.

I pari rrjetës shqiptare nuk kërkon të ngutet në objektiva, por gjithçka kërkon ta marrë hap pas hapi. Që do të thotë se duhet të përfundojë ndeshja me Gjeorgjinë për të menduar më pas ndeshjet finale në Nykoping të Suedisë, më 16 dhe 17 qershor 2018. Por fitorja me përmbysje ndaj Austrisë i krijon përshtypjen Pëllumbit se mrekullia mund të ndodhë.

Ndërkohë për meshkujt, Pëllumbi nuk mendon se ka krizë rezultatesh, por se skuadra është e rinovuar dhe shpejt do ta thonë fjalën e vet. Eliminatoret e Kampionatit Evropian, si dhe faza finale e kombëtares së të rejave ka qenë në fokusin e intevistës së tij. Ja dhe intervista e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, të cilën AlbanianSport.com po jua sjell të plotë.

 

– Jemi në fazën finale të Ligës së Evropës, grupi i argjendtë në volejboll për femra. E prisnit këtë lloj rezultati?

– Të them të drejtën po. Është një punë që ka nisur që përpara tre vjetësh në këtë kompeticion. Prandaj dhe ne duke parë dhe matur forcat kemi këmbëngulur që të marrim pjesë në çdo vit. Ka ndodhur kështu pasi e kemi gjetur veten mirë aty. Nëse e kujtojmë edhe vjet djemtë për fare pak pikë nuk arritën të kapnin finalen e Ligës së Evropës. Kështu që të them të drejtën ishte e pritshme. E kemi transmetuar gjithmonë këtë lloj besimi tek ekipi. Janë të dy grupe shumë simpatike, ndërsa jemi krenar edhe për rezultatet, sepse kanë shpërblyer punën dhe djersën e tyre në radhë të parë, por dhe tonën më pas.

 

– Një shprehje e urtë popullore thotë: “Oreksi vjen duke ngrënë”. Sa mundësi ka kjo skuadër të jetë fituese e Ligës së Evropës, grupi i argjendtë?

– Gjithmonë do ta përdorja dhe unë këtë shprehje. Por më parë të mbarojmë ndeshjet që kemi të mërkurën, sepse gjithmonë kam kërkuar t’i marrim gjërat hap pas hapi. Të mbarojmë ndeshjet në grup, ndërsa kualifikimi për në finale është evident. Kjo na vlen për takimet e ardhshme. Ajo që presim është se mund të luajmë me Estoninë ose Suedinë. Të dyja janë ekipe shumë të forta. Por duke parë ndeshjen e fundit me Austrinë unë jam besim të plotë që do të mund të përmbushet kjo dëshirë e juaja, por dhe e jona njëkohësisht.

 

– Ndërkohë tek meshkujt duket sikur kemi një krizë rezultatesh…

– Jo nuk është krizë rezultatesh. Unë jam shumë i kënaqur personalisht. Por po të shohim historikun e pjesëmarrjes së kësaj kombëtareje në Ligën e Evropës, pra përpara dy vjetësh, atëherë do të mund të themi se kemi pasur një ekip disi të “mplakur”. Janë të gjithë lojtarë që i japin tempin kampionatit shqiptar sot, por dhe më gjerë. Së bashku me stafin ne morëm një iniciativë për ta rinovuar këtë ekip. Ndaj dhe jam besimplotë në këtë grup, sepse po ta shohësh është i gjithi produkt i joni. Mbi të gjitha me një kapiten si Gazmend Husaj, i cili ka dhënë kontributin e tij si lider në këtë ekip. Shumë shpejt këta djem të rinj do të përballen denjësisht me kundërshtarët e tyre.

 

– Na presin Lojërat Mesdhetare dhe më pas dhe kualifikueset e Kampionatit Evropian. Cilat janë pritshmëritë për të dy ekipet?

– E rëndësishme është që ne përballemi në mënyrë të barabartë me të gjithë këta kundërshtar, të cilët deri dje i kemi parë në televizor. Sot i kemi të prekshëm, konkurrojmë me ta, i mundim. Të gjitha këto si Liga e Evropës, ashtu dhe Lojërat Mesdhetare, ndërsa kam përshtypjen që është për herë të parë për volejbollin shqiptar që ndodhin kaq shumë pjesëmarrje ndërkombëtare, kanë një emërues të përbashkët, që janë kualifikueset e Kampionatit Evropian në gusht. Do t’i kishim organizuar me ndeshje miqësore, por asnjëherë nuk do të kishim kaq shumë ndeshje ndërkombëtare për t’u përballur përsëri me këta kundërshtarë.

 

– Së fundi, në shtator faza finale e Kampionatit Evropian i Nën-19-vjeçareve. Ku jeni me përgatitjet?

– Pas hedhjes së shortit, juria e Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçareve për vajza bëri inspektimet e saj të nevojshme. Deri tani besoj se jemi në rrugën e duhur në anën organizative të akomodimit dhe të sallave. Kështu që jemi vetëm për të pritur skuadrat pjesëmarrëse. Ndërkohë stafi drejtues i ekipit ka nisur përgatitjet pas disa seleksionimeve, që kanë nisur që në janar dhe ku kanë marrë pjesë 150 sportistë. Dhe tani kemi ardhur në një numër të reduktuar, gjë të cilën e vumë re dhe në miqësoren me Kosovën në kuadrin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ne me ndërgjegje zgjodhëm ekipin që do të na përfaqësojë në këtë Evropian, ndërsa na vuri në disa shina ku duhet të punojmë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh