Nga Gjergj Vyshka 07.04.2016 20:35
Presidenti i FSHV-së, Pëllumbi: “Ne kemi dërguar një shkresë tek Komisioni Tekniko-Gjykues për gjyqtaren Rudina Omari, e cila deri në sqarimin e situatës dhe të pozicionit të saj nuk duhet të gjykojë”.
Ndërkohë, përtej dënimit të ashpër për Agollin duket sikur gjithçka e kanë me Rudina Omarin. Të cilën nëse do ta humbasin si gjyqtare i bie që volejbollit shqiptar t’i humbasin as më pak e as më shumë por tre “bilbila” ndërkombëtar.
Më parë për mosfirmosjen e kontratës së shërbimit nuk po gjykojnë në vend Altin Telo dhe Erjon Mujo, ky i fundit i sapo kthyer nga turneu ndërkombëtar në Napoli të Italisë, dhe tani Rudina Omari.
E kjo situatë nuk duket fort normale në volejbollin shqiptar. Shkurt Agolli u dënua tetë muaj e gjysmë me nene që nuk e parashikojnë një dënim të tillë, kurse tashmë Omarit i kërkohet të zgjedhë, gjyqtare apo trajnere…