Volejboll / Operohet Ditmir Rrashketa, ndërhyrja sukses i kirurgjisë italiane

Share Button

Volejboll-Ditmir-Rrashketa-Vllaznia-bust

Gaspër Marku 22.04.2016 19:35

Për volejbollistin e njohur të Vllaznisë, Ditmir Rrashketa, njëkohësisht edhe anëtar i ekipit tonë përfaqësues nuk do të ketë më vuajtje në aspektin e traumës që atë e shoqëroi gjatë periudhës së fundit. Gjë që e detyroi të humbasë edhe finalet e fazës së Play-off për të cilat ai dhe kolegët e skuadrës së tij Vllaznia kishin kohë që përgatiteshin për të sjellë në Shkodër trofeun e titullit kampion. Pasi kreu vizitat dhe testet në qytetin verior pranë qendrës “Medical Center It-Al” në Shkodër, e administruar nga doktor Ylber Dibra, volejbollisti shkodran u shoqërua nga vetë ai për në kliniken private “Domus Medica” të Republikës së San Marinos.

“Një operim me sukses i volejbollistit të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare Ditmir Rrashketa në San Marino, ku me anën e bashkëpunimit të “Medical Center IT-AL” dhe ortopedit italian Diego Gineli u bë i mundur një operim i nivelit të lartë në fushën e traumatologjisë sportive me një metode jo-invazive tek tendini i Akilit. Rehabilitimi do të bëhet pranë “Medical Center” për një rikthim sa më të shpejtë në fushën e volejbollit të lojtarit”, – shkruhet në një nga mediat e San Marinos. Posaçërisht për procesin në fjalë, duke e konsideruar edhe si një arritje të fizioterapisë italiane, ndalet edhe televizioni shtetëror i Republikë së San Marinos.

Pasi menjëherë pas operimit të volejbollistit të Vllaznisë, Ditmir Rashketa, pasqyron në edicionin kryesor të lajmeve SMTV suksesin e arritur në ndërhyrjen kirurgjikale tek “tendinën i Akilit”. Gjithnjë, sipas kronikes të këtij televizioni, operacioni është realizuar falë një teknike më të fundit shkencore në fushën e mjekësisë sportive që ka përdorur Dr. Ginelli, i cili në Itali njihet si një nga kirurgët-ortoped më të mirë, veçanërisht për Arthroskopi, si dhe për ndërhyrje të tilla të vështira në sportistë të ndryshëm. I lumtur dhe shumë i gëzuar që arriti të kontribuojë për një shëndetin e një sportisti shqiptar, është shkodrani Ylber Dibra.

I diplomuar në fushën e fizioterapisë sportive, ai bën të ditur për “Sport Ekspres” se rasti në fjalë përbën një sukses jo vetëm për “Medical Center IT-AL” që ai drejton, por edhe për atë që tashmë dyert e bashkëpunimit të sportistëve shqiptarë me specialistët shumë profesional italian janë të hapura edhe për bashkëpunime të tjera. “Operimi është bërë me tekniken e re nën lëkurë dhe jo invazive, pa prerje dhe dëmtime të testeve të brendshme dhe me anën e një injektimi faktorit të rritjes për të bërë sa më të shpejtë rikuperimin e sportistit, – ka sqaruar ai. – Teknika e vjetër, ose ajo që kanë bërë deri tani jashtë, me prerje dhe duhej të mbahej me muaj në allçi, ku humbte edhe elasticitetin tendini dhe koha e kthimit në fushë ishte me shumë afat të gjatë.”

“Me teknikën e re, Ditmiri pas 20 ditëve fillon rehabilitimin pasiv dhe brenda 4 muajve kthehet në fushën e lojës”, – shton Dibra. Më tej, duke sqaruar operacionin në fjalë, Dibra sqaron se është përdorur një teknikë të re që është për të ndërhyrë brenda  në tendinë dhe për ta neutralizuar problemin. Kjo është një ndërhyrje shumë profesionale dhe në perspektivë për të ardhmen ku pritet rezultati i suksesshëm dhe me pak kosto ekonomike, fizike dhe biologjike për sportistët, por edhe për qytetarët. Sipas Dibrës, Rrashketa në shtator pritet që të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në gjendje normale.

Vetë volejbollisti Ditmir Rrashketa, në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres” nga Italia, ku do të qëndrojë edhe për rreth një javë nën kujdesin e stafit të “Medical Center IT-AL”, kërkon të falënderojë Diego Ginelli. “Falë punës të tij dhe emrit të mirë që ka krijuar në Itali, me influence të madhe në fushën e fizioterapisë, prezenca e Dibrës në të gjithë këtë proces, duke qenë i pranishëm kudo në çdo hap, ishte një ndihmë dhe mbështetje shumë e madhe për mua”, thekson Rrashketa. Ai bën të ditur se një firmë shumë e njohur në Itali për prodhimin e pajisjeve mjekësore, “Jolly Casa International”, i ka dhuruar pas përfundimit të operacionit patericat e reja për t’i përdorur gjatë rikuperimit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh