Volejboll / Mungesa e flamujve & e gjyqtarit, ndëshkohet Tirana & “bilbili” Kojku

Share Button

Gjergj Vyshka 22.03.2017 15:15

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Volejbollit ka pasur në fokusin e vet dhe dy kryesfidat e luajtura në “Fahrie Hoti”, Tirana-Partizani për femra dhe Tirana-Vllaznia për meshkuj. Sepse në të parën është luajtur me një gjyqtar deri në rezultatin 12-11 për bardheblutë, kurse në të dytën, gjyqtarët anësorë ishin pa flamur deri në një moment të dytë. Por jo vetëm kaq, por ka pasur dhe probleme mes lojtarëve dhe gjyqtarëve, atje ku Emiljano Ndoni i Tiranës është ndër të pezulluarit.

Sipas vendimeve të Komisionit të Disiplinës, lojtari Emiljano Ndoni dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim, shoqëruar me një gjobë prej 10.000 lekësh të rinj, bazuar në Kodin e Etikës, për sjellje antisportive. Ndërkohë, paralajmërohet klubi i Tiranës për mossigurimin e flamujve të gjyqtarëve anësorë, e cila bie në kundërshtim të Rregullores së Brendshme. Në rast se do të ketë përsëritje të mospërmbushjes së detyrimeve të tilla do të merren masat bazuar në dokumentet e mësipërm.

Për rastin e ndeshjes Tirana-Partizani në volejboll për femrave vendimi ishte: “Pezullimin e gjyqtarin Çaush Kojku me 2 (dy) ndeshje për vonesën në paraqitjes në fushën e lojës në kundërshtim me rregulloren. Në rast se do të ketë përsëritje të mospërmbushjes së detyrimeve të tilla nga ana e gjyqtarit do të merren masa të tjera ndaj tij.” Këto ishin masat, ndërsa shpresohet që në vazhdim klubet të jenë më të rregullt në drejtim të disiplinës, apo dhe të marrjes së masave organizative për zhvillimin e ndeshjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh