AlbanianSport.com 15.01.2017 11:55
ASNN – Lidhur me përjashtimin e dy gjyqtarëve shqiptarë të volejbollit, Altin Telos dhe Erjon Mujos, nga arena ndërkombëtare, ka reaguar ky i fundit. Në një postim në faqen e AlbanianSport.com në rrjetin social “Facebook”, ai ka sqaruar rrethanat.
“Fatkeqësisht, ishte ndeshja e fundit për mua, pasi Erlind Pëllumbi ka katranosur diçka në Federatën Botërore, – shkruan ai duke iu referuar Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit. – Unë nuk mund të futem më në profilin tim në CEV dhe nuk e di arsyen.”
“FSHV-ja nuk më përgjigjet as me e-mail e as në telefon”, – sqaron Mujo. Më tej, ai ka patur edhe një falënderim për AlbanianSport.com. “Dua t’ju falënderoj juve dhe kolegun tuaj, Gjergj Vyshka, për përcjelljen e lajmeve dhe vëmendjes që i keni kushtuar volejbollit dhe ne gjyqtarëve të volejbollit”, – përfundon ai.