Gjergj Vyshka 16.06.2016 19:10
Dje në Federatën Evropiane të Volejbollit është hedhur shorti i fazës eliminatore të Kampionatit Evropian të Nën-18-vjeçareve për vajza dhe Nën-19-vjeçarëve për djem. Për vajza, nga data 27, deri më 30 tetor 2016, do të luhet një grup paraeleminator i përbërë nga Gjeorgjia, Islanda, Kosova dhe Suedia. E më pas fituesja e këtij grupi do të bashkohet në turin e dytë, që do të zhvillohet nga data 12, deri më 15 janar 2017, në grupin e tretë me Turqinë, Slloveninë dhe Francën.
Janë gjithsej tetë grupe, të cilat kualifikojnë 8 fituese për në fazën finale, e cila do të zhvillohet në Holandë, nga data 1, deri më 9 prill 2017. Ndërkohë 8 skuadrat e dyta, së bashku me tre më të mirat, bëjnë një tjetër tur. E kësisoj në finale do të kemi 16 skuadra. Ndërkohë për Nën-19-vjeçarët për djem, teksa faza finale do të mbahet nga data 22, deri më 30 prill 2017 në Hungari e Sllovaki, janë 8 grupe. Tetë shkojnë direkt në finale, tetë të tjera, shto dhe të tretat më të mira bëjnë një tur tjetër.
Por nuk është ky problemi. Problemi më i madh është kur Kosova ka pranuar të marrë pjesë me Nën-18-vjeçaret vajza, ne nuk jemi as me të reja dhe as më të rinj. Që do të thotë se ky është penalizimi i dytë për ta, ndërsa së bashku me paratë rinjtë dhe paratërejat nuk marrin pjesë as në Ballkaniadë. Dhe kjo është e rëndë për të ardhmen e sportit të rrjetës në vend, që tashmë është përkushtuar fort për pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në stacionin e dytë meshkuj dhe femra.