Volejboll – Meshkujt / Studenti, me shumë pikëpyetje, Tirana, në rritje

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Studenti-Tirana-2014-handshake

Nga Gjergj Vyshka 20.04.2016 11:15

Studenti i Ylli Tomorit deri në finale ka ardhur edhe falë emrit e fanellës që ka aktualisht. Sepse përtej blerjeve të dimrit, teksa u afruan bullgarët Ivanov dhe Vuldjev, pikërisht dëmtimi i këtij të fundit në finalen e Kupës së Shqipërisë prishi të gjithë strukturën e skuadrës “kampione”. Sepse Troka është pak, ndërsa në të gjitha pikat duket se është skuadër e barabartë me Tiranën.

Tentativa për të futur në lojë Qerraxhinë dhe Ledio Martiron, pasi janë lënë një kohë pushimi në stol shumë më gjatë se çfarë mendohej, duket pak e vonuar. Për të mos thënë që këto lojtarë nuk e arrijnë dot ritmin e pjesës tjetër të skuadrës me Çalin dhe Tukseferin në organizim, Trokën, Malajn, Ivanov dhe Gorenxën, sepse janë drobitur nga qëndrimi në stol.

Çfarë e garanton Tiranën të jetë e suksesshme? Së pari është i njëjti grup lojtarësh që nga fillimi i sezonit, i cili nuk ka lëvizur për asnjë çast nga fusha e lojës. Pra që nga organizatori Xhija, më pas kapiteni Ferhati, Rama, lojtari i lirë Kasemi, Pepa në rolin e bllokuesit, të cilit tashmë i është shtuar dhe Ndoni, apo dhe Lundra garantojnë një Tiranë ndryshe.

Madje dhe stoli me Xhabrahimin, Batallin, Arapin, Kulën, të gjithë lojtarë për të luajtur që në momentin e parë në parket, ndoshta dhe të rinjtë Kupi e Baruti, e bën Tiranën e Ilo Kojës që sot të jetë “50/50” me Studentin, skuadër e cila në këtë periudhë ka vuajtur dhe dëmtimet, ndërsa nuk është ende 100 % të formës së tij një lojtar i domosdoshëm si Memia.

Mundet të japin nga një dorë dhe Kasa me përvojën e tij, apo dhe Kristi Martiro, por duket se situata tek Studenti nuk e atillë për të besuar në një dominim total të kësaj skuadre ndaj Tiranës. Sidoqoftë, janë finale për t’u parë dhe që ia vlejnë të shihen, sepse përtej parashikimeve duket se edhe sivjet do të kemi pesë ndeshje Studenti-Tirana për të shpallur “kampionen”.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Programi i finaleve të “play-off”-it

për titullin “kampion”

 

Meshkuj

21 prill                        Studenti – Tirana                 ora 19:00

24 prill                        Tirana – Studenti                 ora 19:00

27 prill                        Studenti – Tirana                 ora 19:00

30 prill                        Tirana – Studenti                 ora 19:00

(nëse do të jetë e nevojshme)

3 maj               Studenti – Tirana                 ora 19:00

(nëse do të jetë e nevojshme)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh