Gjergj Vyshka 15.09.2016 14:20
Studenti në volejboll për meshkuj, që këtë vit do të drejtohet nga Arben Sako, dje ka prezantuar për herë të dytë skuadrën e vet. Por këtë herë me fanellat e reja, ndërsa do të jetë nën sponsorizimin e Bankës Amerikane të Investimit në Tiranë.
Në prezantim ka qenë i pranishëm dhe shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani, ndërsa për krah Sakos do të jetë dhe Altin Demi. Ndërkohë pjesë e skuadrës si lojtarë do të jenë lojtarët e mposhtëm:
Blerim Pepaj, Denis Rama, Asmend Kula, Emiljano Xhabrahimi, Andi Lundra, Aldo Kupi, Kristi Bërdufi, Nargent Baruti, Elvis Muça, Erind Sejati, Anis Çullhaj. Në Kupat e Evropës, në takimet që luhen më 6-8 dhe 20-22 dhjetor, Studenti do të jetë përballë turqve të Zirat Bankasi Ankara.
Kurse zyrtarisht veprimtarinë do ta nisë me pjesëmarrjen në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që do të mbahet nga data 23, deri më 25 shtator 2016 në kryeqytet dhe Studenti shkon si fituese në fuqi.