Gjergj Vyshka 06.05.2016 15:25
35 vjet kontribut me ekipin e volejbollit të meshkujve, 16 tituj “kampion”, 17 Kupa të Shqipërisë dhe 5 Superkupa të Shqipërisë, janë shumëzuar me “zero” me një të rënë të lapsit. Argumenti absurd: “Ka mbushur moshën e pensionit”.
Tashmë nga kjo mosmirënjohje shqiptare e klubit shumësportesh Studenti ndaj Ylli Tomorrit, prej tij tashmë ka një projekt. “Unë e kam një projekt shumë më ambicioz dhe më të madh. Sepse do të krijoj një skuadër, e cila do të sjellë më shumë njerëz në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe më shumë kupa se çfarë kemi marrë tani.”
“Jam i sigurt që edhe lojtarët nuk rrinë më”, – ka përfunduar Tomorri, kurse Partizani tashmë është gati për krijimin e ekipit të volejbollit të meshkujve. Sigurisht “kampion”, ashtu sikurse di ta përgatisë ekipin Ylli Tomorri. Por çfarë i mbeti Studentit në këtë mes?
Një njollë ndaj një historie që është zorshme të përsëritet më për atë klub në volejbollin e meshkujve. Në një kohë kur disiplinat e tjera mbijetojnë sa për të thënë…