Volejboll – Meshkuj / Ylli Tomori ngre “stekën”: Tani duam trofeun!

Share Button

AlbanianSport.com 23/04/2019 17:55

ASNN – Erzeni udhëhoqi kampionatin gjatë gjithë sezonit dhe ishte shfaqur si pretendenti kryesor për titullin, por formula e garës nuk ia lejonte të festonte para kohe. Dhe koha tregoi se “ujqërit e vjetër” shfaqin veten në momentet finale. Një i tillë është Partizani me trajnerin Ylli Tomori, i cili eliminoi nga “play-off”-i pikërisht Erzenin e Shijakut, të cilin e mundi në të dyja ndeshjet gjysmëfinale dhe për pasojë Partizani u bë finalisti i parë i kësaj faze, duke qenë njëherësh pretendent për të fituar trofeun.

Ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, të kuqtë e Partizanit e fituan me rezultatin 3-1. Kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 3-2 në Sallën Sportive “Dhimitraq Goga” dhe me shifrat 2-0 kthejnë Erzenin në shtëpi dhe shkojnë vetë në finale. Duke folur për ndeshjen e fundit dhe suksesin e arritur, pra kalimin në finale, trajneri i mirënjohur, Ylli Tomori, u shpreh se tani skuadra e tij do të tentojë trofeun. Natyrisht, optimizmi i tij lidhjet me gjendjen e grupit.

Por edhe faktin se nga gara për titullin doli një prej kundërshtarëve kryesorë e më të vështirë. “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, – tha pas takimit trajneri i Partizani Ylli Tomori, – sepse kjo përballje ishte një finale e parakohshme. Ne këtë ndeshje e kishim vlerësuar maksimalisht dhe dëshironim që ta mbyllnim që sot, për të mos i dhënë mundësi rivalit. Skuadra ime ishte e mobilizuar dhe luajti në nivel maksimal, duke siguruar kalimin në finale.”

“Tani ne do të tentojmë ta fitojmë trofeun, edhe pse e dimë që kushdo që të shkojë në finale nga dy rivalët e tjerë do të jetë e vështirë për ne”, – ka përfunduar trajneri i Partizani Ylli Tomori.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh