Volejboll – Meshkuj / Xhija bën analizën e sezonit: Tirana kërkon titullin “kampion”

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Tirana-ekip-2016-Ilo-Koja

Gjergj Vyshka 12.04.2016 07:05

Organizatori bardheblu: “Vitin e kaluar kemi luajtur pesë ndeshje finale me Studentin dhe kemi qenë pranë trofeut. Sivjet jemi po të njëjtën dhe me më shumë eksperiencë e forcë luajmë për të arritur atje ku kemi qëllimin final.” Eldo Xhija, organizatori i Tiranës, prej pesë vjetësh prodhon gjithçka që duhet për skuadrën e bardhebluve. Nga duart e tij dalin të gjitha topat që më pas kthehen në pikë nga Ferhati, Rama, Pepa e Kula, Ndoni, Xhabrahimi, apo e gjithë pjesa tjetër e armatës bardheblu, që sot drejtohet nga Ilo Koja.
Tirana është në prag të “play-off”-it dhe sot do të jetë përballë Vllaznisë në “Qazim Dervishi”. Për hir të së vërtetës jo vetëm në Tiranë, por dhe në Shkodër, për kampionat, apo dhe për Kupën e Shqipërisë, kuqeblutë e Artan Kalasë kanë fituar me set final. Duket se tashmë është ora e bardhebluve për të vendosur diktatin, sepse siç pranon dhe Xhija në intervistën e tij për “Sport Ekspres” është koha që Tirana të arrijë tek titulli kampion.
I ka mbyllur tre fazat e para në vendin e tretë, sepse bardheblutë kanë vlerësuar më tepër pretendentët për titull, por kanë nënvlerësuar atëherë kur nuk duhej. E një fakt i tillë vjen dhe nga dy humbjet me Teutën e vendit të pestë, 3-2. Megjithatë Xhija beson, ndaj e thotë: “Sivjet jemi për titull kampion, sepse vitin e kaluar kemi shkuar deri në ndeshjen e pestë finale dhe nuk arritëm”. Ja dhe intervista e tij për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu të plotë:

 

– Ka përfunduar faza e tretë e kampionatit dhe ju jeni në vendin e tretë. A mund të ishte kjo Tiranë në renditje më lart?
– Sigurisht që po. Na ka kushtuar shumë pika që kemi lënë me Teutën, sepse të tjerët, apo quajtur ndryshe skuadrat pretendente, ne i kemi mundur. Sikur të kishim marrë ndeshjen me Teutën ne do të ishim në vendin e parë sot.

– Është interesante, jeni mundur dy herë nga Teuta. Janë kthyer durrsakët në një “mace e zezë” për ju?
– Është thjesht nënvlerësim. Dhe në një farë mënyre kjo na ka penalizuar gjatë gjithë sezonit. Kemi luajtur në mënyrë fantastike, madje dhe duke i mbivlerësuar skuadra si Studenti dhe Vllaznia, e më pas me të voglat kemi qenë sikur të mos ishim pretendentë.

– … mirëpo ju jeni mundur edhe nga Farka Volej?
– Vetëkënaqësi. Janë skuadra të të njëjtit nivel, janë shumë afër me njëra-tjetrën. Edhe të shtunën nëse nuk do të kishim marrë qoftë dhe një pikë me Farka Volejin mund ta kishim humbur dhe vendin e tretë. Por ndodh dhe kështu,

– Në gjysmëfinalen e “play-off:-it përballë Vllaznisë…
– Me ta kemi katër humbje, një pjesë e të cilave janë me set final. Shpresoj që tashmë gjërat të ndryshojnë. Ne kemi luajtur me ta edhe në Kupën e Shqipërisë në Shkodër, në një aktivitet ku ishin tre skuadra të kryeqytetit përballë Vllaznisë. Dhe nuk e kemi kuptuar pse duhet të shkonte ajo veprimtari në Shkodër, sikurse edhe eieminatoret në Elbasan. Megjithatë ndoshta sot fati do të jetë me ne.

– Kë do të cilësonit ndeshjen më të mirë të kësaj periudhe?
– Absolutisht fitoren 3-0 me Studentin, atje ku jemi shfaqur me më të mirën tonë si skuadër.

– Objektivi i Tiranës pas humbjes së Kupës së Shqipërisë?
– Titulli “kampion”. Vitin e kaluar kemi qenë në finale dhe pas pesë ndeshjeve të luajtura me Studentin kemi dalë humbës. Sa do t’ia arrijmë le t’ia lëmë fushës së lojës.

– Vllaznia, Studenti dhe Farka Volej, kë cilësoni si pretendentin më të fortë?
– Janë të gjitha skuadra të forta dhe të barabarta që duan përqendim dhe forcë për t’i mundur.

– Sezonin e kaluar e keni mbyllur me Arben Sakon trajner, tani Ilo Koja. Çfarë ka ndryshuar në skuadër?
– Janë të dy trajnerë shumë të mirë e profesionistë. E rëndësishme është që të eci Tirana dhe të arrijë tek trofetë.

– Ka nisur seleksionimi i kombëtares, pse nuk jeni ju në listë?
– Unë nuk e di se me çfarë kriteresh e në çfarë baze janë zgjedhur këto lojtarë. Sepse minimalisht që të jesh pjesë e kombëtares duhet të paktën të jesh pesë vjet titullar me një skuadër. Sa për karrierën tim unë nga 2007-ta, deri tek 2011-ta kam qenë tek Studenti. Më pas, për tre muaj, në sezonin 2011-2012 kam qenë tek Peja, e cila fitoi Kupën e Kosovës. Dhe që nga janari i 2012-ës e deri më tani jam pjesë e Tiranës pa lëvizur asnjë moment nga formacioni. Atëhere…?

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh