ASNN – Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka gjetur fitoren e parë të kampionatit në javën e katërt, ndërsa në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ka mundur Farka Volejin.
Një fitore që, për të gjithë opinionin sportiv shkodran, tregon se Vllaznia tashmë është tjetërsuar në lojën e saj. Vllaznia e ka nisur shpejt ndeshjen, duke e fituar setin e parë me shifrat 25-17.
Kundërpërgjigjet Farka Volej që ka fituar në pikët shtesë 25-27. Mirëpo kuqeblutë nuk lëshojnë dhe me dy fitore me të njëjtin rezultat 25-19 arrijnë ta mbyllin të gjithë ndeshjen në favorin e tyre 3-1.
Trajneri i Vllaznisë, Mark Krroqi, është shprehur për Sport Ekspres se forma e skuadrës po rritet e se të tjera rezultate pozitive do ta shoqërojnë ekipin e tij në vazhdim.
Vllaznia – Farka Volej 3-1
(25-17, 25-27, 25-19, 25-19)
Vllaznia: N. Qafarena, Çekini, A. Qafarena, Miloti, Jukni, K. Kola, R. Kola (L) / Gjoklaj, Taflaj, Lloshi, Drinazi, Preka. Trajner: M. Krroqi
Farka Volej: Deliu, Koçi, Lundra, Metani, Qepa, Bajrami / Mimani, Xhajkone, Doda. Trajner: D. Bardhi
Gjyqtarë: Klement Agolli, Endri Zguri
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 4-t
(22 tetor 2016)
Erzeni – Tirana 1-3
Skënderbeu – Teuta 3-1
Vllaznia – Farka Volej 3-1
Elbasani – Partizani 0-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 4 4 0 12-1 12
- Studenti 3 3 0 9-2 9
- Farka Volej 4 3 1 10-5 9
- Erzeni 3 2 1 7-3 6
- Tirana 4 2 2 8-7 6
- Vllaznia 3 1 2 4-7 3
- Skënderbeu 4 1 3 3-10 3
- Elbasani 3 0 3 1-9 0
- Teuta 4 0 4 2-12 0