ASNN – Vllaznia ka triumfuar në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në set final ndaj Tiranës, ndërsa kështu e ka mbyllur fazën e tretë në kuotën e 40 pikëve, por pa e siguruar dot matematikisht vendin e parë në renditje.
Pavarësisht mungesës së Rrashketës, dëmtuar tek tendinet e këmbës dhe që duket se do të mungojë gjatë, Vllaznia e ka nisur mirë lojën dhe ka fituar setin e parë 25-22. Tirana nuk dorëzohet, por rrëmben dy sete njëherazi, 25-19 dhe 25-23.
Për fatin e keq të bardhebluve dëmtohet kapiteni Klodian Ferhati, çka ka ndikuar për keq në lojën e tiranasve. Vllaznia përmbys duke fituar setin e katërt 25-21, por dhe të pestin 15-12 dhe krejt ndeshjen 3-2.
Takimin Vllaznia-Tirana në volejboll për meshkuj e ka ndjekur prej së afërmi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga ish-volejbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares, Mark Krroqi, njëherazi edhe drejtor i Klubit Shumësportesh “Vllaznia”.
Vllaznia – Tirana 3-2
(25-22, 19-25, 23-25, 25-21, 15-12)
Vllaznia: Miloti, A. Qafarena, N. Qafarena, Çekini, Tatar, Taflaj, R. Kola (L) / Jukni, K. Kola, Lloshi, Preka, Gjoklaj. Trajner: A. Kalaja
Tirana: Ferhati, Pepa, Rama, Xhabrahimi, Xhija, Kula, Kasemi (L) / Ndoni, Batalli, Lundra, Kupi, Arapi Trajner: I.Koja
Gjyqtarë: Ko.Gjoka, E.Dusha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 20-të
(6 prill 2016)
Studenti – Elbasani 3-0
Teuta – Farka Volej 1-3
Vllaznia – Tirana 3-2
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 18 14 4 46-25 40
- Studenti 17 13 4 43-21 38
- Tirana 17 10 7 39-23 34
- Farka Volej 17 11 6 38-24 32
- Teuta 17 9 8 35-33 25
- Skënderbeu 17 3 14 12-43 9
- Elbasani 17 0 17 7-51 2