AlbanianSport.com 26.11.2016 15:25
ASNN – Vllaznia, edhe pse e ka ndërruar fushën e lojës me kërkesën e vet, nuk e ka pasur aspak të vështirë në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, teksa ka fituar pastër 3-0.
Diferencat e seteve tregojnë dhe disnivelet që kanë të dy skuadrat. 25-12, 25-17, 25-16 dhe në fund 3-0 për Vllazninë, që kështu e ka mbyllur fazën e parë me fitore.
Elbasani – Vllaznia 0-3
(12-25, 17-25, 16-25)
Elbasani: Çeta, Kallajxhiu, Agushi, Gashi, Bakiri, Kasa, Kaçubini (L) / Biba, Dulja. Trajner: F. Lushnjari
Vllaznia: A. Qafarena, Çekini, N. Qafarena, Miloti, K. Kola, R. Kola (L), Rrashketa / Gjoklaj, Taflaj, Heta, Drinasi, Prela. Trajner: M. Krroqi
Gjyqtarë: E. Zguri, Ç. Kojku (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 9-të
(25-26 nëntor 2016)
Të premten:
Farka Volej – Erzeni 3-1
Tirana – Studenti 3-0
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia 0-3
Teuta – Partizani 0-3
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 8 8 0 24-2 24
- Farka Volej 8 6 2 20-9 18
- Vllaznia 8 5 3 18-11 16
- Tirana 8 5 3 18-11 15
- Studenti 8 5 3 15-14 14
- Erzeni 8 4 4 16-14 12
- Skënderbeu 8 2 6 6-20 6
- Teuta 8 1 7 6-23 2
- Elbasani 8 0 7 4-24 1