Gjergj Vyshka 26.11.2016 16:50
Tirana e ka nisur shpejt setin e parë ndaj Studentit, ndërsa ka kryesuar vazhdimisht në 7-2, 21-12, 23-12 dhe në fund 25-17. Seti i dytë është më i ekuilibruar, ndërsa në të dy pushimet teknike Studenti është në epërsi 5-8 dhe 13-16. Mirëpo, me një epërsi të pjesshme 5-1, Tirana përmbys në 18-17.
Dhe më pas kryeson 22-21 dhe fiton setin e dytë 25-22. I treti ka dëshirën e Tiranës për të fituar 3-0, por dhe atë të Studentit për ta hapur ndeshjen. 7-8 në pushimin e parë teknik për djemtë e Sakos. 12-11 për bardheblutë, 16-13, 19-15, 20-19 dhe në fund 25-20 për Tiranën 3-0.
Nëse do të mbetet për t’u spikatur është vija e parë e sulmit të bardhebluve me Ferhatin, Ndonin dhe Gaxirin, që gjithnjë nën organizimin e Xhijës, bëheshin të rrezikshëm. Në krahun tjetër përveç Xhabrahimit, spikati në raste të veçanta blloku dysh i Kulës dhe Çullhajt.
E megjithatë dhe duke pasur një lojtar si Gega, Tirana ka fituar 3-0. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Xhabrahimi i Studentit, me 19 pikë, i ndjekur nga Ferhati i Tiranës, me 14 pikë. Në bllok ka dalë fitues me nga 3 mure të forta Ferhati, Ndoni dhe Gega të Tiranës, si dhe Kula i Studentit.
Në shërbim është fitues Gega dhe Gaxiri të Tiranës, me nga dy rezultativë. Në total, në 3 sete, Tirana ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 55 pikë vetë, kurse 20 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit. Në krahun tjetër, Studenti, në 3 sete ka shënuar 59 pikë, prej të cilave 44 pikë vetë, kurse 15 pikë kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve.
Tirana – Studenti 3-0
(25-17, 25-22, 25-20)
Tirana: Ferhati, Ndoni, Gega, Xhija, Sotir, Gaxiri, Kasëmi (L). Trajner: I. Koja
Studenti: Kupi, Rama, Xhabrahimi, Lundra, Pepaj, Bërdufi (L), Kula / Çullhaj, Muça. Trajner: A. Sako
Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)
Ndihmës: A. Nurja, G. Ferhati (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 9-të
(25-26 nëntor 2016)
Të premten:
Farka Volej – Erzeni 3-1
Tirana – Studenti 3-0
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia ora 17:00
Teuta – Partizani ora 18:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 7 7 0 21-2 21
- Farka Volej 8 6 2 20-9 18
- Tirana 8 5 3 18-11 15
- Studenti 8 5 3 15-14 14
- Vllaznia 7 4 3 15-11 13
- Erzeni 8 4 4 16-14 12
- Skënderbeu 8 2 6 6-20 6
- Teuta 7 1 6 6-20 2
- Elbasani 7 0 7 4-21 1