Gjergj Vyshka 26.02.2017 19:45
Tirana e volejbollit të meshkujve e ka likuiduar për së dyti Erzenin, ndërsa ka fituar mbrëmë në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, me të njëjtin rezultat të fazës së parë, 3-1.
Edhe pse ka pasur në gjirin e vet maqedonasin Andonov, Erzeni nuk ka qenë në gjendje të ndalë Tiranën. Seti i parë është për bardheblutë 25-20. Janë kundërpërgjigjur shijakasit 19-25.
Por Tirana, edhe pse në pikët e fundit, ka marrë dhe dy sete radhazi, 25-23 dhe 25-22, dhe krejt ndeshjen 3-1. Tirana konsolidon kështu vendin e dytë në renditje, me 21 pikë, 4 më tepër sesa Vllaznia, që ka luajtur sidoqoftë dy ndeshje më pak.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(25-26 shkurt 2017)
Të shtunën:
Tirana – Erzeni 3-1
Teuta – Skënderbeu 3-0
Partizani – Elbasani 3-0
Të dielën:
Farka Volej – Vllaznia ora 18:00
(Drejtpërdrejt në RTSH Sport)
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 12 7 5 25-18 21
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 11 5 6 22-20 16
- Skënderbeu 12 2 10 6-32 6
- Teuta 12 2 10 9-32 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3