Gjergj Vyshka 27.11.2014 07:55
Dy më të fortat e sezonit do të luajnë një tjetër trofe të rëndësishëm në volejboll për meshkuj. Kampionët fitojnë lehtësisht ndaj durrsakëve, ndërsa bardheblutë vuajnë ndaj Vllaznisë. Studenti-Tirana në volejboll për meshkuj është finalja e Kupës së Flamurit.
Janë dy skuadrat më të forta të sezonit, të cilat janë përballur në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe tashmë do të luajnë një tjetër trofe të këtij sezoni të rrjetës shqiptare.
Madje duket se ndeshja e tyre e sotme do të jetë si një fillimi i asaj që do të ndodhë të shtunën në sallën “Farie Hoti” kur të dy skuadrat do të përballen në kuadër të kampionatin kombëtar.
Deri më tani është Tirana e Arben Sakos në avancë, sepse jo vetëm që ka fituar finalen e Kupës së Federatës me Studentin, 2-3, por dhe në fazën e parë të kampionatit, po në fushën e Studentit, ka fituar 1-3. Në këto kur duket se po luajnë si “macja” me “miun” pritet një duel interesant, ashtu sikurse dhe të shtunën.
Kupa e Flamurit
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet
26 nëntor 2014:
Studenti – Teuta 3-0
Tirana – Vllaznia 3-2
Finalja
27 nëntor 2014:
Studenti – Tirana (ora 17:00)
Kupa e Flamurit
Volejboll – Femra
Gjysmëfinalet:
Barleti Volej – Teuta 28 nëntor ora 16:00
Tirana – Partizani 28 nëntor ora 18:00
Finalja 29 nëntor ora 16:00