AlbanianSport.com 04.11.2014 10:40
ASNN – Në kuadër të turit të dytë të veprimtarisë së dytë kontinentale, të njohur si “Çellenxh Kap”, kampionia e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, Studenti, do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë, kur të zbresë parket në Hungari, për t’u ndeshur me ekipin e Fino Kaposvarit, në takimin që nis në ora 18:00. Ndeshja e kthimit do të luhet më 20 nëntor 2014, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në ora 18:00.
Kampionia e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, Studenti, do të luajë nesër ndeshjen e parë të turit të dytë të veprimtarisë së dytë kontinentale, të njohur si “Çellenxh Kap”. Skuadra e drejtuar nga trajneri veteran, Ylli Tomori, do të ndeshet të mërkurën në Hungari me ekipin e Fino Kaposvarit, në takimin që nis në ora 18:00. Skuadra shqiptare ka udhëtuar të hënën drejt Hungarisë me mikrobuz, duke synuar të të bërë një ndeshje të mirë dhe pse jo, për të synuar kalimin e turit.
Ashtu siç kishte premtuar dhe më parë, trajneri i Studentit “kampion” në volejboll për meshkuj, Ylli Tomori, e ka bërë përforcimin e tij të shumëkërkuar. Bëhet fjalë për organizatori shqiptar Donald Suxho, i cili ka luajtur me kombëtaren amerikane. Ai ka një eksperiencë me shumë klube evropiane, sidomos në Itali, atje ku ka fituar kampionate dhe Kupa të Evropës. Dhe Suxho, i cili është përforcimi i tretë i Studentit në prag të ballafaqimit me hungarezët e Fino Kaposvarit.
Por ajo që bën përshtypje në Federatën Evropiane të Volejbollit tek Studenti nuk figuron i federuar as maqedonasi Milev dhe as Suxho. Por vetëm Troka. Dhe duket se janë bërë vetëm për ndeshjen e dytë, e cila më 20 nëntor do të luhet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në ora 18:00.