Gjergj Vyshka 13.02.2016 23:35
Studenti, edhe duke qenë pushim në javën e parë të fazës së dytë në volejboll për meshkuj, dje ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Renovën e Tetovës.
Përtej rezultatit, ajo që binte në sy ishte fakti se ka gjykuar ndërkombëtari Erjon Mujo, i cili është ndër ata që nuk do të aktivizohet deri në fund të sezonit dhe që ka qenë kundër kontratës.
E për rrjedhojë nuk e ka firmosur atë. Sa për statistikë, Renova, në një ndeshje që ka shkuar pikë më pikë, ka fituar 3-1 ndaj kampionëve në fuqi të volejbollit shqiptar, Studentit.