Gjergj Vyshka 27.11.2014 12:25
Studentit në fakt i është dashur punë për të mundur Teutën, edhe sepse durrsakët e Marangonit mbështetur fort tek dy vëllezërit Dashi, por dhe tek përvoja e Bardhit, Mokut, Koleas e Nazifit janë shkëputur në setin e parë deri në 16-18. Për të rikuperuar të gjithë situatën është dashur përvoja e Tukseferit. Dhe Studenti reagon.
Pas dy barazimeve 20-20 dhe 21-21, Studenti nis të shkëputet derisa fiton setin e parë 25-22. Në të dytin Studenti është gjithnjë në avantazh derisa në 20-15, Tomorri ka hequr Tukseferin dhe ka futur Çalin dhe në fund 25-18. E njëjta situatë dhe në setin e tretë, të cilën kampionët e kanë fituar 25-17 dhe krejt ndeshjen 3-0. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes është Troka me 18 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Bardhi i Teutës me 4 mure fituese, kurse në shërbim Rrashketa me 3 të saktë. Në total Studenti kishte 75 pikë në tre sete prej të cilave 61 vetë dhe 14 kanë ardhur nga gabimet e Teutës. Në krahun tjetër Teuta realizoi 57 pikë, prej të cilave 39 vetë dhe 18 kanë ardhur nga gabimet e Studentit, që edhe kështu është finaliste e Kupës së Flamurit.
Studenti – Teuta 3-0
(25-22, 25-18, 25-17)
Studenti: Rrashketa, Çali, Qerraxhija, Kono, Malaj, Troka, Gorenxa (L) / Tukseferi, K. Martiro, Kasa. Trajner: Y. Tomorri
Teuta: J. Dashi, A. Dashi, Moku, Kolea, Nazifi, Bardhi / Uruçi, Biduli, Istrefi. Trajner: L. Marangoni
Gjyqtarë: E. Mujo, A. Telo (Tiranë)