Gjergj Vyshka 07.04.2016 22:05
Edhe pse kanë fituar pastër 3-0, djemtë e Ylli Tomorrit kanë treguar luhatje në lojën e tyre ndaj të verdhëve të Fisnik Lushnjarit. Pas Lundrës, Memisë dhe Vuldijevit, dje i pamundur për lojë edhe Kasa. Studenti ka pasur vështirësi edhe ndaj Elbasanit të vendit të fundit në volejbollin e meshkujve.
Edhe pse kampionët në fuqi të volejbollit për djem kanë fituar pastër 3-0, përsëri kanë pasur luhatje në lojën e tyre. Aq sa u është dashur punë për të mundur Elbasanin, sidomos në setin e parë dhe të dytë. E për të mbyllur “hesapet” Tomorri ka kërkuar edhe eksperiencën e Tukseferit.
Ky i fundit, në setin e tretë, në rezultatin 24-21 është detyruar të dalë nga fusha për shkak të lëndimit në këmbën e djathtë. E vërteta është Studenti dje pas Genti Lundrës, Stojan Vuldjev dhe Blerim Memisë, tashmë të dëmtuar dhe dy e kanë humbur sezonin, nuk ka luajtur për të njëjtën arsye dhe Klodian Kasa.
Dhe pjesa tjetër e skuadrës, me përjashtim të Çalit, Trokës dhe Ivanovit, apo deri diku Malajt e Ledio Martiros, apo dhe Konos, pak e justifikojnë besimin e trajnerit Tomorri. Për rrjedhojë Studenti ende nuk po vjen në “binarë”, ndërsa kur ka vështirësi me skuadrën e fundit në renditje çfarë duhet pritur prej kësaj skuadre në “play-off”?
Një pikëpyetje e madhe, ndonëse Studenti është e sprovuar si skuadër për fazën finale të veprimtarive kombëtare.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 20-të
(6 prill 2016)
Studenti – Elbasani 3-0
Teuta – Farka Volej 1-3
Vllaznia – Tirana 3-2
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 18 14 4 46-25 40
- Studenti 17 13 4 43-21 38
- Tirana 17 10 7 39-23 34
- Farka Volej 17 11 6 38-24 32
- Teuta 17 9 8 35-33 25
- Skënderbeu 17 3 14 12-43 9
- Elbasani 17 0 17 7-51 2