Nga Gjergj Vyshka 13.06.2016 14:35
Zero ishim para tre vjetësh e zero përsëri jemi në kombëtaren e volejbollit të meshkujve edhe pse janë bërë ndryshime.
Pas Maqedonisë dhe Bullgarisë, dje na ka mundur dhe Danimarka, përsëri 3-0, një shtet nordik që asnjëherë nuk është shquar për volejboll.
Por kur ndaj tyre kanë vuajtur si Bullgaria, ashtu dhe Maqedonia, ndaj nesh nuk e kanë pasur fare problem.
E përfundimet e seteve flasin, ndërsa Danimarka e ka nisur dhe e ka përfunduar vetëm me shtatë lojtarë takimin me ne pa pasur nevojë të bëjë ndryshime.
Përfundimisht me zero nga stacioni i parë i Ligës së Evropës me mendimin që do të jemi ndryshe, nga data 17, deri më 19 qershor 2016 në Shkup të Maqedonisë.