Gjergj Vyshka 29.05.2016 11:05
Shqipëria në volejboll për meshkuj e ka humbur dhe miqësoren e saj të dytë me Malin e Zi. Këtë herë skuadra e Jani Melkës është mundur pastër 3-0 (25-17, 25-17, 25-23). Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ndeshja e së premtes ka qenë më zyrtare.
“Kurse kjo e djeshmja, – thotë kreu i organizmit që qeveris volejbollin shqiptar, – ka qenë me rregulla të tjera, më tepër si një seancë stërvitore. Skuadra ka një paraqitje të mirë. Mos harroni që kishte tre vjet që nuk merrte pjesë në këto veprimtari. Po luante përballë kundërshtari të niveli botëror dhe që kanë vite që luajnë bashkë.”
“Nëse do të kishte më tepër kohë për stërvitje mund të kishim më tepër rrjedhshmëri në lojë, – ka shtuar ai. – Megjithatë ne pretendojmë që ta kalojmë këtë tur, si me meshkujt, ashtu dhe me femrat, edhe pse kundërshtarët janë të vështirë”. Shqipëria e volejbollit të meshkujve do të jetë përballë Bullgarisë, Danimarkës dhe Maqedonisë.
Fillimisht nga data 10, deri më 12 qershor 2016 në Varna dhe, nga data 17, deri më 19 qershor 2016 në Shkup. E të parat që do të zbresin në parket do të jenë femrat, të cilat nga data 3, deri më 5 qershor 2016 në Poloni do të luajnë turin e parë përballë skuadrës vendëse, Bjellorusisë dhe Sllovakisë.
Kësisoj kombëtarja e meshkujve i ka humbur të dyja ndeshjet miqësore me Malin e Zi, 1-3 të premten dhe 0-3 të shtunën. Por…