Gjergj Vyshka 11.06.2016 07:05
Shqipëria e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa në pushimin e parëteknik janë në epërsi 8-6. Me vështirësi ka kthyer Maqedonia, e cila arrin të jetë në epërsi në pushimin e dytë teknik 15-16. Më pas maqedonasit nisin shkëputjen në 16-21 dhe fitojnë setin e parë 17-25. Edhe seti i dytë, që nis me një tjetër vendosje të skuadrës në fushën e lojës nga Melka, sërish ka tanët në epërsi në pushimin e parë teknik, 8-6.
Edhe në pushimin e dytë teknik, janë kuqezinjtë në epërsi 16-14. 21-20 dhe duket sikur po marrim revanshin e humbjes së setit të parë. Por nuk ndodh kështu, sepse maqedonasve u flet dhe përvoja në fushë dhe fundi i setit të dytë shënon fitoren e tyre 23-25. I treti nuk e mbledh më skuadrën e Shqipërisë, sepse Maqedonia nuk lëshon më në asnjë cep.
3-8, 11-16, 16-21 dhe në fund 18-25 dhe krejt ndeshja 3-0 për ta. Pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes Nikola Gjorgiev i Maqedonisë me 23 pikë i pasuar nga Gazmend Husaj me 13 pikë dhe Aleksandar Ljaftov me 11 pikë. Në bllok ka dalë fitues Asmend Kula me 3 mure fituese pasuar nga Alvi Shurdhi me dy dhe po kaq maqedonasit Aleksandar Ljaftov dhe Risto Klopsheski.
Në shërbim Gjoko Josifov dhe Aleksandar Ljaftov me 4 të sakta, pasuar nga Nikola Gjorgiev me 3 dhe Filip Despostovski me dy. Në total në tre sete tanët kanë shënuar 58 pikë prej të cilave 39 pikë vetë, kurse 19 pikë kanë ardhur nga gabimet e Maqedonisë. Në krahun tjetër në tre sete Maqedonia ka realizuar 75 pikë prej të cilave 58 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e tanëve.
Sot në ora 18:00 lokale përballë Bullgarisë vendëse, e cila dje ka fituar me shumë vështirësi 3-2 ndaj Danimarkës (24-26, 22-25, 25-21, 27-25, 16-14).
Shqipëri – Maqedoni 0-3
(17-25, 23-25, 18-25)
Shqipëria: Pepaj, Kajtazi, Husaj, Kula, Xhelati, Shurdhi, Gorenxa (L) / Kola (L), Lishi, Troka, Qafarena. Trajner: J. Melka
Maqedonia: Andonov, Josifov, Despotovski, Ljaftov, Klopshevski, N. Gjorgiev, Angelovski (L) / Gj. Gjorgiev (L), Simovski. Trajner: Z. Ristovski
Gjyqtarë: M. Largjevski (Poloni), A. Florin Dragomir (Rumani)