AlbanianSport.com 29/11/2017 14:20
ASNN – Kanë mjaftuar tre pika të forta që Shqipëria e meshkujve të bëjë diferencën në fushën e lojës. Qepa me 20 pikë, Kula me 12 pikë dhe Çullhaj me 10 pikë në të gjithë ndeshjen dhe Shqipëria merr dy sete radhazi 25-18 dhe 25-11. Madje në të tretin udhëheq deri në 13-12 e duket se e “fle mendjen” shpejt për fitoren.
Lëshon dhe Kosova përmbys duke fituar setin 25-22. Me të njëjtin rezultat, kuqezinjtë kanë fituar setin e katërt dhe krejt ndeshjen 3-1. Në bllok ka dalë fitues Rrashketa e Qepa dhe Hajdaraj i Kosovës, me nga 3 mure fituese, kurse në shërbim Gaxiri dhe Hajdaraj e Bytyqi të Kosovës, me nga dy të tillë.
Në total, në 4 sete, Shqipëria ka shënuar 97 pikë prej të cilave 69 pikë vetë, kurse 28 pikë, mesatarisht 7 pikë për set, kanë ardhur nga gabimet e Kosovës. Në krahun tjetër, në 4 sete, Kosova ka shënuar 77 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 26 pikë, mesatarisht 6 pikë për set, kanë ardhur nga gabimet e Shqipërisë.
E në këtë mënyrë kuqezinjtë kanë ngritur lart trofeun e Pavarësisë.
Shqipëri – Kosovë 3-1
(25-19, 25-11, 22-25, 25-22)
Shqipëria: Kula, Qepa, Qafarena, Arapi, Gjoklaj, Çullhaj, Kola (L), Bërdufi (L) / Bakiri, Rrashketa, Gaxiri, Çali, Xhabrahimi, Kupi, Baruti. Trajner: D. Bardhi
Kosova: Mustafa, Hajdaraj, V. Nikqi, Bytyqi, Lajqi, A. Nikqi, A. Berisha (L) / Ismaili, Rexhepi, Kalludra, Husaj, Ad. Berisha, Bardhi. Trajner: B. Gjinovci
Gjyqtarë: E. Zguri, E. Dusha (Tiranë)
Asistentë: A. Nurja, G. Ahmetaj (Tiranë)