Gjergj Vyshka 12.06.2016 16:00
Pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, janë bullgarët Atanasov dhe Mançev, me nga 11 pikë, pasuar nga Kiosev me 9 pikë, kurse për kuqezinjtë, Husaj dhe Xhelati me 8 pikë. Në bllok ka dalë fitues Atanasov me 3 mure, i pasuar nga Latunov dhe Kartev me dy.
Në shërbim ka dalë fitues Çerkonozhev me 3. Në total, në 3 sete Shqipëria ka realizuar 49 pikë prej të cilave 31 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e bullgarëve. Në anën tjetër Bullgaria ka shënuar 75 pikë në tre sete prej të cilave 50 pikë vetë, kurse 25 pikë kanë ardhur nga gabimet e tanëve, që duket sikur kanë falur një set.
Sot do të jenë përballë Danimarkës, e cila dje është mundur po 3-2 nga Maqedonia (27-25, 21-25, 25-18, 20-25, 18-20).