Gjergj Vyshka 22.04.2017 16:20
Trajneri i Studentit, Arben Sako, ka kërkuar një gjykim më korrekt jo vetëm në finalen e dytë të titullit “kampion” në volejboll për meshkuj, që do të zhvillohet të martën, por dhe në vazhdim të finaleve për titull “kampion”.
“Kemi bërë një set të parë shumë të mirë e më pas skuadra ka hyrë në një vetëkënaqësi, gjë e cila u reflektua në humbjen e 3 seteve”, – ka thënë ai, duke folur për mikrofonin e RTSH Sport pas ndeshjes.
“Kemi bërë shumë gabime, kurse kjo humbje na bën të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet, sepse jo gjithçka ka përfunduar këtu, – ka theksuar Sako. – Do të shihni në Student tjetër në Shkodër, pse jo dhe fitues.”
“Unë do të kërkoja një gjykim më korrekt në vazhdimin e finaleve, – ka këmbëngulur trajneri i Studentit. – Unë kam respekt për gjyqtarët, por jo më si gjykimi i sotëm (i djeshëm) me shumë vendime të diskutueshme.:
“Studenti është një skuadër pa tifozë dhe vetëm me familjarët e vet. Kështu që është mësuar me të tilla gjëra dhe nuk do ta ketë problem dhe një Pallat të mbushur plot në Shkodër”, – ka përfunduar Arben Sako.