AlbanianSport.com 27.09.2014 19:40
ASNN – Trajneri i Tiranës në volejboll për meshkuj, Arben Sako, ka qenë i kënaqur në një farë mënyre me skuadrën e tij.
“Kemi pasur një nënvlerësim të momentit, ndërsa duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt”, – ka thënë ai, duke folur për finales së Kupës së FSHV-së.
“Në përgjithësi e kemi dominuar ndeshjen dhe e kemi merituar fitoren e kësaj Kupe, e cila duhet të na nxisë në të ardhmen për të tjera trofe”, – ka vijuar ai.
“Tensionet janë të pranishme gjithnjë në ndeshje finale. Megjithatë për mua është e rëndësishme që skuadra e meritoi këtë Kupë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës në volejboll për meshkuj, Arben Sako.