ASNN – Vllaznia dhe Partizani në volejboll për meshkuj i dhuruan publikut shkodran një ndeshje shumë cilësore. Partizani, kryesues i tabelës së renditjes, nuk e ka pasur aspak të lehtë të kalojë pengesën Vllaznia dje në mbrëmje në Shkodër.
Një ndeshje, e cila, nga seti në set, erdhi duke e rritur nivelin e saj, aq sa në dytin dhe të sidomos të tretin, ku rivaliteti ishte shumë i madh, emocionet ishin edhe më të shumta në radhët e tifozerisë shkodrane.
Duke kaluar setin e parë me lehtësi 17-25 u duk se miqtë e drejtuar nga trajneri me përvojë Ylli Tomorri do ta fitonin lehtë këtë ndeshje. Por nuk ndodhi ashtu sepse, nën orientimin e trajnerit Mark Krroqi, kuqeblutë e Vllaznisë e përmirësuan ndjeshëm lojën.
Kjo edhe pse, për mungesë përqendrimi e humbën ndeshjen setin 22-25. Por në të tretin nuk lëshojnë më dhe fitojnë 25-23. Në të katërtin deri në pikën e 16-të, rivaliteti ishte i pranishëm, por më pas miqtë tregohen më të saktë në veprimet e tyre duke fituar 16-25 dhe krejt ndeshjen 1-3.
Vllaznia – Partizani 1-3
(17-25, 22-25, 25-23, 16-25)
Vllaznia: Rrashketa, Qafarena, Miloti, Drinazi, Xhorxheviç, Çekini, Kola (L) / Taflaj, Jukni, Gjoklaj, Lloshi, Preka. Trajner: M. Krroqi
Partizani: Çali, Malaj, L. Martiro, K. Martiro, Stepashkin, Troka / Qerraxhija, Kasa, Gorenxa (L), Muça, Kono, Arapi, Memia. Trajner: Y. Tomorri
Gjyqtarë: R. Omari, T. Zguri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 12-të
(18 shkurt 2017)
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
Elbasani – Studenti 0-3
Tirana – Teuta 3-0
Vllaznia – Partizani 1-3
Erzeni pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 11 11 0 33-3 33
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 11 6 5 22-17 18
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 10 5 5 21-17 16
- Skënderbeu 11 2 9 6-29 6
- Elbasani 10 1 9 7-29 3
- Teuta 11 1 10 6-32 2