AlbanianSport.com 10.01.2015 21:55
ASNN – Trajneri i Tiranës në volejboll për meshkuj, Arben Sako, ka replikuar me trajnerin e Studentit, Ylli Tomori. Kreu i pankinës bardheblu tha për të përditshmen më të madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport”, se lëvizja e lirë e sportistëve, mundësia e aktivizimit e përcaktuar nga numri i ekipit lë hapësira për lëvizje të tyre në çdo ekip shqiptar e më gjerë.
“Sigurisht lëvizja e lirë e sportistëve, mundësia e aktivizimit e përcaktuar nga numri i ekipit lë hapësira për lëvizje të tyre në çdo ekip shqiptar e më gjerë, – ka deklaruar Sako për median në fjalë. – Por kjo nuk e penalizon shumë ekipin tonë, po tregon se klubet e tjera nuk kanë produktet e veta, por vazhdojnë dhe marrin nga sportistët produktin e stërvitjes së ekipeve tona.”
“Dhe këtë marrje e popullarizojnë në media si rrjedhojë e seriozitetit të punës së tyre ‘të rinjtë vijnë te ne se jemi një skuadër serioze që punohet e ka rezultate etj’”, – shtoi trajneri i Tiranës, Arben Sako. Në një intervistë të ditëve të fundit, trajneri i Studentit, Ylli Tomori, pati deklaruar: “Kemi marrë lojtarë të rinj që kanë shumë perspektivë e që punojnë mjaft mirë.
“Por zgjedhjet e lojtarëve janë të ndryshme dhe preferojnë të shkojnë tek ajo skuadër që është serioze, që punohet, që ka rezultat dhe në fund të fundit tek ajo skuadër që ka një bazë shumë më të mirë”, – ka përfunduar Ylli Tomori. Kanë qenë pikërisht këto fjalë që kanë çuar edhe në reagimin e homologut të tij kryeqytetas, trajnerit të bardhebluve të koshit të meshkujve, Arben Sako.