Gjergj Vyshka 30.01.2016 22:05
Në paraditen e djeshme, presidenti i “Al Xhazira Sport Klub” të Abu Dabit, është pritur në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ai është takuar me presidentin Viron Bezhani, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Stavri Bello, atje ku është biseduar jo vetëm për zhvillimin dypalësh të volejbollit, por në përgjithësi dhe të sportit në të dy vendet.
Ndërkohë një takim pritjeje e kortezie ka ofruar për presidentin e Al Xhazira Sport Klub edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, duke e shtrirë dhe më tej këtë bashkëpunim. Ndërkohë, në ditën e parë të turneut ndërkombëtar të volejbollit për meshkuj, politikanë e figura të sportit kanë qenë të pranishëm në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Me ftesë të Studentit, përkrah presidentit të “Al Xhazira Sport Klub” të Abu Dabit kanë qenë zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, si dhe ministri i Rinisë dhe i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Pa harruar këtu dhe figura të volejbollit, apo dhe anëtarë të kryesisë i FSHV-së.