Gjergj Vyshka 03.03.2017 07:05
Të kuqtë e Ylli Tomorit, edhe pse kanë vuajtur në setin e parë, kanë likuiduar pastër Erzenit, kurse shkodranët bëjnë surprizën me Farka Volejit. Partizani-Vllaznia është finalja surprizë e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, e cila do të luhet sot në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Nëse për Partizanin ishte gjë e zakonshme dalja në finale, pavarësisht se ka vuajtur në setin e parë ndaj Erzenit, për Vllazninë mund të konsiderohet surprizë. Aq më shumë që vetëm përpara 3 ditësh, për llogari të kampionatit, Farka Volej kishte fituar 3-1 në “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Mirëpo të tjera llogari në fushën e lojës dhe kur Vllaznia e trajnerit Mark Kroqit ka luajtur gjithçka për gjithçka, sepse, teksa është në vendin e 5-të në renditje dhe 4 pikë larg Tiranës së vendit të 4-t, ideja për në “play-off”-in për titull “kampion” është e parealizueshme.
Që do të thotë se edhe me daljen në finale sezoni mund të konsiderohet i shpëtuar për Vllazninë, megjithëse marrja e Kupës së Shqipërisë do të ishte “kapak floriri” për kuqeblutë…
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(2 mars 2017)
1) Partizani – Erzeni 3-0
2) Vllaznia – Farka Volej 2-1
Finalja
(3 mars 2017)
Partizani – Vllaznia ora 18:00