Gjergj Vyshka 18.11.2016 10:25
Partizani edhe pas javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Meshkujve ka vërtetuar që nuk ka kundërshtar. Shtatë ndeshje, shtatë fitore radhazi, 21 sete të fituara dhe vetëm dy të humbura. Dhe në total 21 pikë të plota.
Kaq mjafton për të vërtetuar dhe një herë faktin se të kuqtë kryeqytetas të trajnerit Ylli Tomori e kanë nisur mbarë këtë sezon dhe janë pretendent kryesor për titull e “kampionëve” të rrjetës.
Sigurisht që fitoren e tyre të djeshme e ka bërë më të bukur dhe fakti i një përmbysjeje, ndërsa Arbër Troka është lojtari më i mirë i tyre. Pa harruar këtu shpërthimet e Qerraxhijas dhe Konos, apo Kristi Martiros.
E kësisoj skuadra që pati nën organizim Ervin Çalin ka ditur të triumfojë edhe atëherë kur është dukur më shumë se sa e vështirë. Megjithëse Farka Volej mbështetur fort tek Koçi, por dhe tek Bajrami, Mimani e Metani, ndërsa Qepa vijon të hyjë me vonesë në lojë, e ka nisur mirë ndeshjen.
E më pas është fikur në mënyrë të pakuptimtë. Megjithatë mbetet një rival i denjë për Partizanin e Ylli Tomorit dhe, mbase, me një shans të dytë, mund t’i hapë më tepër punë të kuqve. Sidoqoftë, ky sezon premton
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 8-të
(17-19 nëntor 2016)
Të enjten:
Partizani – Farka Volej 3-1
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu ora 16:00
Erzeni – Vllaznia ora 17:30
Studenti – Teuta ora 18:00
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 7 7 0 21-2 21
- Farka Volej 7 5 2 17-8 15
- Tirana 7 4 3 15-10 12
- Vllaznia 6 4 2 13-8 12
- Studenti 6 4 2 12-10 11
- Erzeni 6 3 3 12-9 10
- Skënderbeu 7 1 6 3-19 3
- Teuta 6 1 5 5-17 2
- Elbasani 6 0 6 3-18 1