Volejboll – Meshkuj / Partizani fiton me skuadrën e dytë ndaj Skënderbeut

Share Button

Gjergj Vyshka 12.02.2017 12:55

Trajneri Ylli Tomorri, së bashku me ndihmësin e tij, Elton Tukseferi, ka menduar që përballë korçarëve të jetë me një formacion më ndryshe se zakonisht. Që do të thotë se titullar kanë qenë Arapi, Qerraxhija, Kasa, Stepashkin, Ledio Martiro e Malaj, të cilët në ndeshje të tjera më të rëndësishme bëjnë prapavijën e të kuqeve. E parë kështu Çali, Kono, Troka e më pas dhe Muça kanë përfunduar në stol.

Por, ndërkohë, Skënderbeu, si për çudi, nuk ka aktivizuar as Ndardharin, as Çaçin e as Shishin dhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit të Priftit, me përjashtim të Pirrës, ka qenë e mefshtë dhe për t’u harruar. Përfundimet e seteve nuk kanë nevojë për shumë koment, sepse janë përkatësisht 25-13, 25-9, 25-6. Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte ukrainasi Stepashkin me 12 pikë.

Në bllok ka dalë fitues Kono me 4 mure rezultative, ndjekur nga Malaj me 3 të tillë, si dhe nga Arapi, Kasa, Stepashkini dhe Ledio Martiro, me nga dy. Në shërbim, ukrainasi Stepashkin me 8 rezultative është i papërmbajtshëm, sikurse Ledio Martiro me 5. Në total, në 3 sete, Partizani ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 64 pikë vetë, kurse 11 pikë kanë ardhur nga gabimet e korçareve.

E ndërkaq Skënderbeun e dorëzuar e bëjnë dhe shifrat, sepse, në 3 sete në total, ka shënuar 28 pikë, prej të cilave 12 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizani, që në 3 sete ka dhuruar vetëm 5 pikë.

 

Partizani – Skënderbeu       3-0

(25-13, 25-9, 25-6)

Partizani: Arapi, Qerraxhija, Kasa, Stepashkin, Malaj, L. Martiro, Gorenxa (L) / Muça, Çali, Troka, Kono. Trajner: Y. Tomorri

Skënderbeu: Haxhillazi, Musaka, Toska, Pirra, Dhimitri, Shellira / Lumani, Çerçizi. Trajner: A. Prifti

Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Meshkuj

 

Java e 11-të

(10-11 shkurt 2017)

 

Të premten:

Studenti – Vllaznia                          3-2

 

Të shtunën:

Partizani – Skënderbeu                  3-0

Teuta – Erzeni                                  0-3

Farka Volej – Tirana                        3-1

Elbasani                                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Partizani        10        10        0          30-2                30
  2. Farka Volej    10          8        2          26-10              24
  3. Studenti         10          7        3          21-16              19
  4. Vllaznia           9          5        4          20-14              17
  5. Erzeni                        10          5        5          21-17              16
  6. Tirana             10          5        5          19-17              15
  7. Skënderbeu  10          2        8            6-26                6
  8. Elbasani          9          1        8            7-26                3
  9. Teuta              10          1        9            6-29                2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh