AlbanianSport.com 07.12.2016 17:55
ASNN – Kampionia në fuqi e volejbollit shqiptar të meshkujve, Studenti, ka luajtur sot pasdite ndeshjen e turit të parë të “Challenge Cup”. Ndeshja, e cila u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin e dytë tokësor, TVSH 2 dhe atë RTSH Sport, të platformës dixhitale.
Ka përfunduar në pak më tepër se një orë dhe me shifra për t’u harruar rikthimi i skuadrave shqiptare në arenën evropiane të klubeve në volejboll për meshkuj, sepse Studenti është mundur në 3 sete përballë turqve të Zirat Bankasi të Ankarasë. Kjo ndeshje, ishte e vlefshme për turin e parë të Challenge Cup”.
Diferenca ka qenë e dukshme midis të dyja skuadrave ka qenë e dukshme, pasi turqit e kanë marrë setin e parë me shifrat bindëse 25-9, duke vijuar të jenë po aq bindës edhe në setin e dytë, të cilin e kanë fituar me rezultatin 25-11. Seti i 3-të ka qenë diçka më ndryshe për kampionen në fuqi të Shqipërisë, të drejtuar tashmë nga trajneri Arben Sako, por turqit e fitojnë edhe atë 25-14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0.