Volejboll – Meshkuj / Memia: Dëmtimet po bëhen problemi i Studentit

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Blerim-Memia

Gjergj Vyshka 01.04.2016 12:05

Volejbollisti veteran: “Në fillim të sezonit na është dëmtuar Lundra. Më pas Vuldijev dhe tani unë e të gjitha këto situata nuk janë në të mirë të skuadrës. Sigurisht që edhe kundërshtarët janë forcuar, por përsëri do jemi “kampion”.”

Blerim Memia, volejbollisti i Studentit, pranon që dëmtimet janë problemi më i madh i kampionëve në fuqi për këtë sezon. Ja dhe intervista e Blerim Memisë për “Sport Ekspres”.

 

– Dy humbje radhazi me dy rivalë për titull “kampion”. Atëherë çfarë po ndodh me Studentin?

– Unë mendoj se dëmtimet janë problemi kryesor për ne. Së pari është dëmtuar Genti Lundra në fillim të sezonit, që për ne ishte një humbje e rëndësishme. Po kështu tani na është dëmtuar dhe Vuldijev. Dhe tani edhe unë. E gjithë kjo situatë dëmtimesh ndikon edhe në rezultatet e skuadrës. Por nuk duhet të mohojmë që janë forcuar dhe kundërshtarët dhe këtë nuk e mohojmë dot. Vetëm se dëmtimet po na prishin punë.

 

– Përmendet Vuldjevin, për hir të së vërtetës një humbje e madhe për Studentin në kulmin e sezonit…

– Duhet të pranojmë që ishte lojtar i rëndësishëm, ashtu sikurse janë të gjithë pjesëtarët e skuadrës sonë. Mirëpo Studenti kishte kapur një ritëm të caktuar, të cilin ishim të bindur se do ta mbanim edhe në vazhdimësi. Por siç thash ndikuan keq dëmtimet. Shpresojmë që ta kalojmë këtë situatë

 

– Vllaznia, Tirana dhe Farka Volej, kujt i frikësoheni më tepër në “play-off”?

– Të tre këto kundërshtar, shto dhe Studentin, janë të denjë në luftën për titull kampion. Ne do të përpiqemi që të bëjmë lojën tonë dhe të jemi përsëri ne kampion. Dhe për këtë jemi të bindur.

 

– Të shtunën përballë Farka Volejit, si e parashikoni?

– Ndeshje e fortë. Besojmë shumë se do të kthehemi tek sukseset dhe të lëmë pas edhe dëmtimet. Për fatin e keq unë nuk jam as në këtë ndeshje duke shpresuar që do të jem i gatshëm për ekipin të paktën në fazën play-off. Megjithatë mendoj se kemi mundësi për të fituar?

 

– Së fundi, kombëtarja?

– Më mirë të mos flas për këtë çështje, sepse nuk ia vlen…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh