Gjergj Vyshka 23.10.2014 23:45
Maqedonasi Milev, i cili në sezonin 2011-2012 ka qenë pjesë e Teutës, është bërë përsëri pjesë e Studentit. Kampionët në fuqi të volejbollit të meshkujve, jo vetëm që kanë humbur finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit në mënyrë të diskutueshme për shkak të vendimeve të gjyqtarit, por dhe kampionatin e kanë nisur keq.
Parë humbjen në javën e parë 1-3 me Tiranën, por dhe përgatitjet për në Kupat e Evropës, teksa Studenti do të jetë përballë hungarezëve të Krasnovarit, atëherë trajneri Tomorri ka vendosur të përforcohet. Dhe një ndër ta është maqedonasi Milev, ndërkohë që pritet të aktivizohet me Studentin në Kupat e Evropës dhe organizatori i mirënjohur, Donald Suxho.
Por ajo që ka të ngjarë të ndodhë, Studenti, ashtu sikurse ka bërë dhe në pjesëmarrjen e saj të vjetshme në Ligën Ballkanike, ka të ngjarë që të marrë të tjera përforcime, krahas lojtarëve me të cilët do të përballojë sezonin në Shqipëri. Tashmë është fakt i kryer, Milev është pjesë e Studentit.