AlbanianSport.com 17.10.2014 13:45
ASNN – Dje është luajtur në Shkodër edhe ndeshja e fundit e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj dhe Vllaznia ka shtangur Tiranën, duke e mundur në 3 sete skuadrën e trajnerit Arben Sako.
Edhe në volejbollin e meshkujve, vazhdon të kryesojë kampionia në fuqi, Studenti, e cila në takimet e javës së 6-të, ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Farka Volejit. Kjo ishte fitorja e 5-të në këto 6 ndeshje të para për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri.
Bardheblutë kryeqytetas kanë mbetur në kuotën e 12 pikëve, 3 më pak sesa Studenti kryesues, por kanë luajtur 1 ndeshje më pak sesa kampionët në fuqi. Vllaznia është ngjitur në kuotën e 9 pikëve.
Po 9 pikë ka Teuta, e cila këtë javë ishte pushim, ndërsa në takimin tjetër të luajtur të shtunën, Elbasani ka fituar duelin e fundit të renditjes, të luajtur në Korçë, duke mposhtur Skënderbeun në 5 sete.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 6-të
(15 nëntor 2014)
Skënderbeu – Elbasani 2-3
Vllaznia – Tirana 3-0
Farka Volej – Studenti 1-3
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 6 5 1 16-5 15
- Tirana 5 4 1 12-5 12
- Vllaznia 5 3 2 11-7 9
- Teuta 5 3 2 9-9 9
- Farka Volej 5 2 3 8-9 6
- Elbasani 5 1 4 5-14 2
- Skënderbeu 5 0 5 3-15 1