AlbanianSport.com 03.01.2015 15:55
ASNN – Fundi i vitit 2014 e ka gjetur rrjetën shqiptare në parket. Janë luajtur dy nga tre ndeshjet e javës së 14-të të Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj, e cila ka shënuar dhe përfundimin e fazës së dytë. Farka Voleji nuk ka mundur ta përballojë Tiranën, e cila e ka mundur skuadrën e Dritan Bardhit, 3-1.
Bardheblutë e kanë nisur shpejt ndeshjen, teksa kanë fituar dy setet e para 20-25 dhe 17-25. Por pikërisht atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte me fitoren e Tiranës, thellësisht 3-0, Farka Volej ka fituar setin e tretë 25-21. Në të katërtin nuk ka më dyshime, sepse bardheblutë e Arben Sakos nuk kanë toleruar më.
Kanë fituar 19-25 dhe të gjithë ndeshjen 3-1. Ndërkohë Teuta, edhe pse është luajtur në një temperaturë disa gradë nën zero, ka fituar pastër 3-0. Setin e parë e ka marrë lehtësisht 11-25. Më pas në dy të tjerët ka pasur rezistencë nga vendësit. Por gjithsesi janë durrsakët ato që kanë dalë “mbi ujë”, teksa kanë triumfuar 19-25 dhe 17-25.
Dhe kështu kanë fituar të gjithë ndeshjen 3-0. Kohë më parë është luajtur dhe Vllaznia-Elbasani 3-0, ndërsa Studenti është kampion i dimrit. Kampionati Kombëtar i Volejbollit, kthehet si për meshkuj, ashtu dhe për femra më 14 shkurt 2015.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(30 dhjetor 2014)
Vllaznia – Elbasani 3-0
Farka Volej – Tirana 1-3
Skënderbeu – Teuta 0-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 12 11 1 34-9 33
- Tirana 12 10 2 31-15 28
- Teuta 12 8 4 27-17 25
- Vllaznia 11 6 5 22-16 18
- Farka Volej 11 4 7 16-23 11
- Skënderbeu 12 1 11 12-35 5
- Elbasani 12 1 11 8-35 3