Gjergj Vyshka 19.11.2014 22:05
Pas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe presidentit të saj Viron Bezhani, por dhe pas Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe presidentit të saj Adrian Doçi, një tjetër mirënjohje ka ardhur për Donald Suxhon.
Pikërisht përpara zhvillimit të ndeshjes së kthimit me hungarezët e Fino Kaposvar, një Mirënjohje për kontributin e Suxhos ka ardhur nga klubi shumësportësh Studenti, që i është dorëzuar lojtari nga shefi i klubit, Blendi Nallbani.
Por një dhuratë posaçërisht për Suxhon ka ardhur dhe nga trajneri i Fino Kaposvar, Demeter. Ndeshjet nuk i ka munguar as një konferencier, as grupi i baletit e muzika, por ajo që i ka munguar e që mungon prej vitesh është kualifikimi i Studentit për më tej.