ASNN – Skuadra e tij ka fituar 3-2 ndaj Teutës mbrëmë dhe, në përfundim të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, – ka deklaruar: “Edhe pse lëshuam vendin e parë me setaverazh, mendoj se kjo fitore vlen, sepse ua kam thënë edhe në prononcimet e mëparshme se të gjitha skuadrat janë njëlloj. Për mua, si vendi i parë dhe vendi i katërt për mua ishin njëlloj, e rëndësishme ishte fitorja dhe që djemtë arritën të dalin nga situatat negative.”
“Nga një disavantazh me sete 1-2 arritëm të barazojmë dhe të fitojmë setin final , – ka vijuar ai. – Kjo tregon se ato kanë forcë, por gjithsesi ne duhet që këto momente negative t’i evitojmë sa më tepër sepse në ndeshjet finale nuk falet më. Sidoqoftë, objektivi i jonë është fitimi i titullit”. Ndërsa homologu i tij bardheblu, Ilo Koja, ia veshi fajin e humbjes dëmtimeve.
“Duhet të themi se ky ka qenë një kampionat jashtëzakonisht i luftuar, i rivalizuar duke përfshirë këtu pesë ekipe që i kanë dhënë bukuri garës, – tha ai. – Kryesisht Studenti, Vllaznia dhe ne jemi diçka më mirë se të tjerët. Në ndeshjen e djeshme përballë Vllaznisë luftuam maksimalisht. Por në një farë mënyrë patëm edhe dy dëmtime gjatë lojës.
“Njëri nga lojtarët kryesorë të lojës, kapiteni Ferhati u largua fare nga fusha në setin e katërt, ndërsa lojtari i lirë, Kasemi, vazhdoi me probleme, – ka vijuar trajneri i volejbollit të meshkujve të Tiranës. – Mendoj se, për vazhdimësinë, çdo gjë varet në fazën e “play-off”-it, nuk mund të bëj parashikime pa përfunduar plotësisht faza e tretë e këtij kampionati.”
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 20-të
(6 prill 2016)
Studenti – Elbasani 3-0
Teuta – Farka Volej 1-3
Vllaznia – Tirana 3-2
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 18 14 4 46-25 40
- Studenti 17 13 4 43-21 38
- Tirana 17 10 7 39-23 34
- Farka Volej 17 11 6 38-24 32
- Teuta 17 9 8 35-33 25
- Skënderbeu 17 3 14 12-43 9
- Elbasani 17 0 17 7-51 2