Gjergj Vyshka 06.12.2015 18:20
Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e mirë ajo midis Studentit dhe Elbasanit, por që në setin e dytë ka shënuar edhe një gabim të gjyqtarëve që është akordimi i pushimit teknik në rezultatin 7-7. Sepse ka pasur një keqkuptim me sekretarinë dhe të dyja skuadrat duke kujtuar se ishte pika e tetë janë drejtuar për pushim.
Pas konsultimit mes gjyqtarëve është lënë që në pikën e tetë të mos ndërpritet ndeshja, kurse gjithçka të vijojë normalisht. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes i Ledio Martiros me 16 pikë i ndjekur nga Çullhaj me 15 pikë. Në bllok ka dalë fitues Ledio Martiro me pesë mure fituese, pasuar nga Malaj me katër të tilla.
Kurse në shërbim ka arritur të dalë fitues Kristi Martiro me dy të sakta i ndjekur nga Çullhaj i Elbasanit po me dy. Në total në katër sete Studenti ka shënuar 84 pikë prej të cilave 64 vetë, kurse 20 kanë ardhur nga gabimet e Elbasanit. Në krahun tjetër në katër sete Elbasani ka realizuar 74 pikë, 50 i ka shënuar vetë, kurse 24 kanë ardhur nga gabimet e Studentit.