AlbanianSport.com 19.10.2014 12:30
ASNN – Teuta ka marrë kreun e renditjes së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, pasi në takimin e vlefshëm për javën e dytë, ka korrur një fitore në 4 sete ndaj Farka Volejit. Durrsakët kanë fituar me rezultatin 3-1 dhe duke përfituar nga pushimi i Tiranës, kryesojnë me pikë të plota, 6, pas dy ndeshjesh.
Edhe Vllaznia ka rigjetur fitoren në javën e dytë, duke triumfuar 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut. Ndërkaq, Elbasani u mund nga Studenti në fushën e vet, me rezultatin 0-3. Ka qenë një lojë më e mirë e miqve, ku edhe kanë dominuar në të gjitha setet. Në të parin ata fitojnë 13-25, ashtu si edhe në të dytin 18-25.
Vijon i njëjti ritëm edhe në të tretin, ku ekipi i Studentit fiton 17-25 dhe krejt ndeshjen, 0-3
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e dytë
(18 tetor 2014)
Elbasani – Studenti 0-3
Teuta – Farka Volej 3-1
Skënderbeu – Vllaznia 1-3
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Teuta 2 2 0 6-2 6
- Tirana 1 1 0 3-1 3
- Farka Volej 2 1 1 4-3 3
- Studenti 2 1 1 4-3 3
- Vllaznia 2 1 1 4-4 3
- Elbasani 2 0 2 0-6 0
- Skënderbeu 1 0 1 1-3 0