AlbanianSport.com 03/03/2024 11:55
ASNN – Liga “Gjergj Kastrioti” për meshkuj, derbi Tirana-Partizani në finalen e madhe. Pas femrave të premten, në Korçë janë luajtur të shtunën në mbrëmje edhe ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneut që bashkon ekipet më të mira të rrjetës nga Shqipëria e Kosova.
Në finale kanë dalë skuadrat e Tiranës dhe Partizanit, në një derbi të kryeqytetit të Shqipërisë. Në gjysmëfinalen e parë, të luajtur më herët skuadra e Tiranës mundi 3-1 Ferizaj (21-25, 25-16, 25-22, 25-18). Një fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, që arriti të rikuperojë pas humbjes së setit të parë.
Më tej, loja e komandua nga volejbollistët e trajnerin Ben Sako, që patën epërsi dhe e merituan fitoren. Në takimin tjetër, Partizani mundi me vështirësi 3-1 Pejën, në një ndeshje të ekuilibruar në të 4 setet (27-25, 25-20, 20-25, 30-28). Skuadra nga Kosova shpresoi të bënte një përmbysje, por nuk ia doli dot mbanë.
Sepse teksa të “kuqtë” u treguan më të kujdesshëm dhe fituan takimin. Kështu, pas duelit Skënderbeu tek femrat, veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit ka përcaktuar edhe duelin final tek meshkujt, që do të jetë një përballje midis dy rivaleve të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit.
Liga “Gjergj Kastrioti”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet:
2 mars 2024:
Tirana – Ferizaj 3-1
Partizani – Peja 3-1
Finalja:
3 mars 2024:
Tirana – Partizani (15:00)
Liga “Gjergj Kastrioti”
Volejboll – Femra
Gjysmëfinalet
1 mars 2024:
Skënderbeu – Partizani 3-0
Tirana – Drita e Gjilanit 2-3
Finalja
3 mars 2024:
Skënderbeu – Drita (18:00)