AlbanianSport.com 02.11.2014 11:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka vijuar me avazin e fitoreve në 3 sete nga skuadrat favorite, ndërsa kampionia në fuqi, Studenti ka marrë për herë të parë kreun e renditjes, të cilin gjithsesi e ndan me Tiranën, kundrejt së cilës ka luajtur një ndeshje më tepër.
Bardheblutë kryeqytetas kanë fituar 3-0 në Durrës ndaj Teutës, ashtu skundër ka bërë në Korçë edhe Studenti ndaj Skënderbeu, në ndeshjen që ka shënuar, ndonëse formalisht, rikthimin e Donald Suxhos në qytetin e tij të lindjes pas afro dy dhjetëvjeçarësh. Në takimin tjetër, Vllaznia ka mundur 3-0 Farka Volejin.
Megjithatë, modestët e drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi, mbeten kandidatët më të mundshëm për t’i bashkuar treshes së madhe në “play-off”-in final. Studenti dhe Tirana kanë nga 9 pikë, të ndjekur nga Vllaznia, Farka Volej dhe Teuta, me nga 6 pikë secila, ndërsa mbyllin renditje Elbasani dhe Skënderbeu, me 0 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 4-t
(1 nëntor 2014)
Teuta – Tirana 0-3
Skënderbeu – Studenti 0-3
Vllaznia – Farka Volej 3-0
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Studenti 4 3 1 10-3 9
2. Tirana 3 3 0 9-2 9
3. Vllaznia 3 2 1 7-4 6
4. Farka Volej 4 2 2 7-6 6
5. Teuta 4 2 2 6-8 6
6. Elbasani 3 0 3 1-9 0
7. Skënderbeu 3 0 3 1-9 0