AlbanianSport.com 30.11.2014 14:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj i ka luajtur dje të 3 ndeshjet e javës së tij të 8-të dhe në takimin që u luajt në Elbasan, skuadra vendase ka kapitulluar në 3 sete përballë Farka Volejit.
Modestët e periferisë së kryeqytetit, të drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi, kanë korrur kështu fitoren e 3-të në këtë sezon dhe mbajnë gjallë shpresat për një vend në “play-off”-in final, ndonëse pengesë në këtë mision kanë një emër të madh të sportit shqiptar, si Vllaznia.
Në fakt, shenjat e fitores së Farka Volejit kanë ardhur që në setin e parë, të cilin djemtë e Bardhit e kanë fituar me rezultatin e thellë 25-13. Në dy setet e tjera, elbasanasit përpiqen disi, por dorëzohen në shifrat përkatëse, 16-25 dhe 17-25, dhe e humbasin gjithë ndeshjen me rezultatin 0-3.
ELBASANI – FARKA VOLEJ 0-3
(13-25, 16-25, 17-25)
ELBASANI: Kallajxhiu, Zenelhoxha, Agushi, Çullhaj, Kula, Biba, Gashi. Trajner: A. Shabanaj.
FARKA VOLEJ: Deliu, Koçi, Qepa, Metani, Vllacaj, Bajrami, Mimani, Seferi, Plaku, Biçaku, Xhajkone, Bërdufi.Trajner: D. Bardhi
GJYQTARË: R. Kuka, G. Sakaj
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 8-të
(29 nëntor 2014)
Teuta – Vllaznia 3-1
Elbasani – Farka Volej 0-3
Tirana – Studenti 1-3
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 7 6 1 19-6 18
- Tirana 7 5 2 16-9 15
- Teuta 7 5 2 15-11 15
- Vllaznia 7 4 3 15-10 12
- Farka Volej 7 3 4 12-12 9
- Elbasani 7 1 6 5-20 2
- Skënderbeu 6 0 6 4-18 1