AlbanianSport.com 06.02.2015 20:25
ASNN – Pas femrave, edhe volejbolli i meshkujve ka përcaktuatr çiftin final të Kupës së Shqipërisë, ku kampionia në fuqi dhe dominuesja e dy dhjetëvjeçarëve të fundit, Studenti, do të sfidohet nga Farka Voleji. Kjo e fundit ka shkruar historinë, duke arritur në finalen e kësaj veprimtarie të volejbollit shqiptar brenda vetëm dy vjetësh pjesëmarrje në nivelin e të rriturve.
Veprimtaria e dytë e volejbollit shqiptar të meshkujve, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të premten dy takimet gjysmëfinale, duke përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste, që janë Studenti dhe Farka Volej. Kampionia në fuqi dhe dominuesja e dy dhjetëvjeçarëve të fundit, Studenti, e cila drejtohet nga veterani i voljebollit shqiptar, Ylli Tomori, ka fituar në 4 sete ndaj Teutës, në takimin e parë të zhvilluar pasdite.
Durrsakët kanë fituar setin e parë 25-23, por Studenti ka përmbysur gjithçka në 3 setet e tjera, duke i fituar ato me shifrat 25-17, 25-21 dhe 25-21, dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Në finale Studenti, do të sfidohet nga Farka Voleji. Kjo e fundit ka shkruar historinë, duke arritur në finalen e kësaj veprimtarie të volejbollit shqiptar brenda vetëm dy vjetësh pjesëmarrje në nivelin e të rriturve.
Djemtë e drejtuar nga trajneri pasionant Dritan Bardhi, kanë triumfuar 3-2 në duelin tjetër gjysmëfinal ndaj Tiranës, në një ndeshje të mbushur me emocione nga fillimi deri në fund. Tirana ka fituar setin e parë 27-25, por Farka Volej ka përmbysur gjithçka në dy setet e tjera, duke fituar përkatësisht 25-20 dhe 25-22. Ndonëse Tirana e fiton setin e katërt 25-23, Farka Volej triumfon 16-14 në setin final, duke siguruar edhe vendin në finalen e së shtunës ndaj Studentit.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
6 shkurt 2015:
Studenti – Teuta 3-1
Tirana – Farka Volej 2-3
Finalja
(7 shkurt 2015)
Studenti – Farka Volej (ora 17:00)